"Mësues për Shqipërinë", nisma përplas PD-në me PS-në
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2014, 11:37
Tirane- Partia Demorkatike, e ka cilësuar në shkelje të ligjit dhe fyerje për mësuesit, testimin e rreth 8000 kandidatë për 2765 vende pune në arsim.Deputeti Genc Pollo, tha se qeveria nëpërmjet testimit ka në projekt një reprezale në arsim.“Denoncojmë formën e përmbajtjen e qëndrimit për arsimin. Projektin e raprezaljes që ka në mëndje kryeministri. I bëjmë thirrje në emër të PD –së të harrojë eksperimentet e revanshin e klientelizmit të respektojë ligjin nga gërma e parë tek e fundit."Një thirrje deputeti demorkat e kishte dhe për mësuesit."I bëjmë thirrje mësuesve e prindërve të refuzojnë e protestojnë me forcë kundër cdo veprimi. Ftojmë në protesta masive të vazhdueshme e të pandalshme deri as arbitrariteti dhe revanshi të ndalet. “I menjëhershëm ka qënë reagimi i Partisë Socialiste, duke cilësuar deklaratën e Genc Pollos, si të pamorlashme. Sipas Besnik Bares, në kohën kur ai ishte ministër, lulëzoi shitblerja e diplomave.
"Si mund të gjejë moral e të flasë ish Ministri i Arsimit i qeverisë Berisha, që e ktheu sistemin arsimor në një treg shitblerje diplomash që fatmirësisht sot po kthehet në normalitet pas mbylljes së kioskave universitare që vidhnin paratë e shqiptarëve pa pasur as licencë e as pedagoge për të dhënë mësim.
Gropa që la pas qeveria e Partisë Demokratike gjatë tetë viteve të fundit është e madhe, edhe në arsim. Sigurisht që ka ende shumë për të bërë, por të paktën ata që për tetë vjet e rrënuan arsimin e Shqipërinë, sot është më mirë të heshtin." u shpreh Bare.
/Oranews.tv/