Gazetari amerikan vdes gjatë operacionit për shpëtimin e tij
Gazetari amerikan, Ljuk Somers mbeti i vrarë gjatë operacionit për shpëtimin e tij në jug të Jemenit! Lajmin e konfirmoi vetë një zyrtar i presidencës së Jemenit.Zyrtari bëri të ditur se fillimisht u besua se Somers kishte shpëtuar, siç ishte konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes gjatë një operacioni të ushtrisë amerikane dhe asaj vendase ku kishin mbetur të vrarë edhe dhjetë militantw terroristë. Por më pas erdhi edhe njoftimi për vdekjen e tij.Të enjten, autoritetet amerikane thanë se kishin bërë një përpjekje muajin e kaluar për ta shpëtuar 33-vjeçarin e marrë peng që në shtator të vitit 2013, por që kishte dështuar.Të mërkurën, një video e publikuar nga fraksioni i Al-Kaedas në gadishullin arabik kërcënohej se Somers do të vritej nëse nuk plotësoheshin kërkesat e tyre.Al-Kaeda dhe militantë të tjerë islamikë janë mjaft të pranishëm në pjesët jugore të Jemenit, ku qeveria ka pak kontroll jashtë qyteteve kryesore.Ndërkohë, ushtria pakistaneze ka deklaruar se ka arritur të vrarë një drejtues të Al-Kaedas të kërkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi është përpjekur të hedhë në erë sistemin e metrosë së Nju Jorkut.Adnan el-Shkruxhuma, mbeti i vrarë gjatë një operacioni në orët e para të së shtunës në qytetin Vaziristan pranë kufirit me Afganistanin.FBI kishte ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kapjen e shtetasit saudit, i cili është edhe drejtuesi më i lartë i Al-Kaedas që vritet nga ushtria pakistaneze.