Fundjava kulturore, nga teatri deri te ndezja e Pemës së Krishtlindjeve
Festat e fundvitit po afrojnë dhe atmosfera në Tiranë paraqitet ndryshe.Pema e krishtlinjdjeve në qëndër të kryeqytetit krijon nje ndjesi të vecantë dhe emocionuese.Pedonalja e Tiranës ka marrë pamjen e një minipanairi e zbukuruar më shtëpiza të vogla ku secila prej tyre do të ekspozojë produkte të ndryshme.Teatri i Operas dhe Baletit, në datat 5 dhe 8 Dhjetor në orën 19.00 do të ngjisë në skenë Operën “Cosi Fan Tutte” nga Mozart, ku për herë të parë në skenë do të ngjitet tenori spanjoll, David Ferra.Ndërsa në datat 6 dhe 7 Dhjetor do të interpretohet Baleti “Coppelia”.Në datë 10 dhjetor do të organizohet në ambientet e TOB një mbrëmje GALATeatri Kombëtar rikthen në datat 4 deri në 7 dhjetor komedinë "Vanja, Sonja, Masha etj", një komedi që nga kritika rezulton nga më të suksesshmet e dy viteve të fundit, por edhe nga pjesët më të zgjuara të komedive bashkëkohore.Teatri “Kujtim Spahivogli”, mëngjeset ua kushton fëmijëve dhe sjell për ta atmosferën e festave.Të shtunë dhe të dielë shfaqet “Grinci vjedh krishtlindjet" në orën 10.30 , ndërsa në datë 5-6-7 dhjetor në orën 19.00 do të shfaqët " "Shiko kush erdhi".Në ambienetet e muzeut Historik Kombëtar vazhdon të qëndrojë e hapur ekspozita "Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore" e cila do të vazhdojë deri më datë 7 dhjetor.Në këtë ekspozitë do të gjeni koleksionet e flamujve të përdorur gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, objekte të dëshmorëve të rënë në luftë, objekte të shqiptarëve që vuajtën në kampet naziste të përqëndrimit si dhe objekte të banorëve të fshatit Borovë të Kolonjës, që u masakruan nga trupat naziste.Në galerinë Kombëtare të Arteve, përveç linjws muzeale të galerisë është hapur edhe ekspozita "100 Vite vizatimi Shqiptar" një traditë kjo e harruar prej vitesh. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datë 5 Janar 2015.Teatri i kukullave rikthen shfaqjen "7 Kecat dhe Ujku" e cila të shtunën do të shfaqet në orën 10: 30 ndërsa ditën e dielë në orën 11: 30.Edhe cirku i Tiranës ofron mundësi të shumta argëtimi për fëmijët, të cilët të shtunë e të dielë në orën 11 kanë mundësi të ndjekin shfaqjen "Ritme festive"Dy premierat të cilat do të shfaqen këtë javë në Kinema “Millenium” janë "John Wick" dhe "Laggies"./Oranews.tv/