Ministri serb shpëton për mrekulli nga një copë akulli që i ra mbi kokë (VIDEO)

Ministri serb i energjitikës, Aleksandër Antiç, ka shpëtuar për fat pa u dëmtuar kur një copë akulli që peshonte rreth 3 kilogramë u shkëput papritur dhe i ra mbi kokë. I ndihmuar edhe nga helmeta që mbante, Antiç nuk pësoi dëmtime të rënda.Gjithçka ndodhi ndërsa ai po jepte një intervistë televizive gjatë inspektimit të zonave të përbytura në qytetin Majdanpek, në lindje të Serbisë në kufurin me Rumaninë.Moti i keq dhe temperaturat e ulta në Majdanpek kanë rënduar situatën energjitike ditët e fundit, ku më shumë se 5000 njerëz kishin mbetur pa energji elektrike që ditën e hënë.Pas shumë përpjekjesh, për shkak të terrenin të thyer dhe infrastrukturës së rënduar, punëtorët arritën më në fund të rilidhnin energjinë elektrike në qytetin që ndodhet 170 kilometra larg Beogradit.