Ndërpritet konkursi “Onufri”, Kumbaro: Ka nevojë për reflektim

Pas dy dekadash konkursi i vetëm i artit bashkëkohor në Shqipëri  "Onufri" ndërpritet nga Ministria e Kulturës. E pyetur në lidhje me këtë fakt Ministrja Kumbaro theksoi se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, pasi në mes të muajit dhjetor do të mblidhen në një tryezë të rrumullakët me artistë dhe  kuratorë  për të vendosur fatin e "ONUFRIT".“Unë nuk kam marrë ndonjë vendim për të ndërprerë asgjë. Jemi në një periudhë diskutimi. Kam pasur shumë reagime nga artistë të brezave të ndryshëm. Kështu që kemi vendosur të organizojmë një tryezë debati”, tha Kumbaro.Disa ditë më parë drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve Artan Shabani deklaroi se konkursi I vitit të kaluar ishte mjaft I arrirë, dhe një mundësi e mirë për artistët e rinj të cilët e shohin si skenen e vetme të artit bashkëkohor.“Ka të gjithë të drejtën e tij, si autor i atij edicioni të japi gjykimin e tij prej artisti. Unë nuk jam piktore”, u shpreh Kumbaro.Onufri ndër vite ka sjellë krijime të artistëve të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë,Një vit më parë në edicionin e 20 të ONUFRIT u prezantuan 12 artiste nga Shqipëria, Kosova, Italia, Franca dhe Egjipti të cilët u përzgjodhen nga 130 aplikantë.