Sarandë, grabitësi pritet me çifte, plagoset teksa vidhte manderin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2014, 10:40
Tentativa për të grabitur një mander me pjesë të ndryshme këmbimi për automjete për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një 34-vjeçari.Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në fshatin Qenurjo të Sarandës, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi, Edlir Zema,banues në fshatin Gjashtë.Burime nga policia bëjnë me dije se Zema është qëlluar me çifte, duke marrë plagë të rënda në mushkri e zemër.Fillimisht i plagosuri ka marrë trajtim mjekësor në spitalin e Sarandës, ndërsa është transportuar më pas për mjekim të specializuar në Spitalin Ushtarak ne Tirane.Blutë e Sarandës kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.