Obama: Presidenti kinez ka pushtet të rrezikshëm, fqinjët në alarm
Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se presidenti kinez Xi Jinping ka konsoliduar pushtetin më shpejt se çdo udhëheqës kinez në disa dekada, duke ngritur alarmin e të drejtave të njeriut dhe duke shqetësuar fqinjët e Kinës.Obama, i cili u takua me Xi muajin e kaluar në Pekin, tha në Tryezën e Rrumbullakët të biznesit se udhëheqësi kinez ka kërkuar që të ketë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara.Ai e ka konsoliduar pushtetin më shpejt se cdo lider dhe në mëmyrën më gjithëpërfshirëse ndoshta që nga koha e Deng Xiaoping," tha Obama, duke iu referuar liderit që udhëhoqi Kinën në periudhën 1978-1992.Obama shtoi se të gjithë janë të befasuar nga ndikimi që Xi ka krijuar në Kinë për një periudhë dy vjeçare.Por Presidenti amerikan tha se kjo ka pasojat e veta negative, pasi sipas tij rrezikohen të drejtat e njeriut, ka shumë mundësi për rritje të nacionalizmit, gjë e cila shqetëson vendet fqinje me Kinën, duke nënvizuar mosmarrëveshjet territoriale detare në rajon.Gjatë takimit me udhëheqësit e biznesit, Obama trajtoi një sërë çështjesh përfshirë atë më të debatueshmen në SHBA, emigracionin dhe marrëdhëniet e tensionuara më Rusinë.Ai tha se Putin do të ndryshojë kurs vetëm nëse rriten sanksionet ekonomike ndaj Moskës, por shtoi se kriza e Ukrainës erdhi befasisht.Obama vlerësoi gjithashtu fuqitë Perëndimore për qasjen e tyre të unifikuar ndaj sanksioneve.