Suedia në zgjedhje të parakohshme, pasi parlamenti nuk votoi buxhetin
Suedia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi parlamenti nuk votoi projektbuxhetin për vitin 2015.Vetëm 3 muaj pas ardhjes në pushtet, Kryeministri i qendrës së majtë, Stefan Lofven, ka njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 22 mars, që janë të parat në vend pas më shumë se gjysmë shekulli.Buxheti nuk arriti të merrte votat e duhura, për shkak se demokratët e ekstremit të djathtë në Suedi nuk i bashkuan votat me opozitën.Në një konferencë urgjente pas këtij votimi, Lofven tha se zgjedhjet e reja do t'u mundësojnë votuesve "të bëjnë një zgjedhje të re përballë këtij peizazhi politik".Ekstremistët e djathtë kishin kërcënuar edhe më parë se do të pengonin punën e rregullt të qeverisë nëse vendi nuk vendoste ligje shtrënguese kundër emigrantëve, si ato të vendosura nga Danimarka.Në thelb, ata kërkojnë që Suedia të ulë me 90% numrin e kuotave të pranimit të azilkërkuesve.Kriza ka lëkundur ndjeshëm imazhin e një vendi, që gjithmonë është dalluar për qëndrueshmëri politike dhe fiskale, ku niveli i ulët i borxhit publik dhe rritja e shëndetëshme ekonomike e kishin bërë të pa imagjinueshme krizën politike.I ndodhur në Paris për një vizitë zyrtare, Mbreti i Suedisë, Karli XVI Gustaf, tha se shpresonte që nga këto zgjedhje të kishte pasoja pozitive për vendin e tij."Është një situatë e ndërlikuar politike në Suedi. Nuk ishte e papritur për mua, por shpresoj që nga kjo të vijnë vetëm të mira", tha Mbreti.