Manhatan mes protestave bllokohet trafiku, FOTO
Rreth 1000 persona dolën për të protestuar mbrëmjen e së mërkurës, 3 dhjetor 2014, në Manhatan pas një tjetër vendimi të gjykatës për të mos ndjekur penalisht një polic të bardhë që pati vrarë në korrik një tjetër shtetas me ngjyrë.Departamenti Amerikan i drejtësisë bëri të ditur se do ta hetojë këtë vendim, që vjen pasi një polic i bardhë, duke u përpjekur të ndalojë një person të dyshuar, e mbërthen fort prej fyti deri sa pak minuta më vonë, ai ndërron jetë pavarësisht ndihmës së shpejtë.Ngjarja, e ndodhur korrikun e kaluar, është filmuar e gjitha nga gruaja e 43-vjeçarit të ndjerë.Edhe pse familjarët e viktimës kanë bërë thirrje për qetësi, protestat kanë qenë të forta në Nju Jork dhe qytete të tjera.Edhe pse nuk e komentoi drejtpërdrejt vendimin, presidenti Barak Obama tha se ngjarjet e fundit poi vënë në provë marrëdhëniet mes forcave të rendit dhe minoritetet në SHBA.