Kushtetuesja shqyrton sot ligjin e KLD-së, PD kërkon shfuqizimin e tij
Tiranë- Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e PD që kërkon pezullimin si dhe shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.Sipas opozitës ligji për KLD synon kapjen politike të sistemit të drejtësisë, duke ndryshuar anëtarët e KLD pa shkak dhe pa përfunduar mandatin e tyre kushtetues.Së dyti duke i kërkuar Presidentit të zgjedhë nënkryetarin e KLD nga lista e Kryeministrit. I merr kështu këtë kompetencë Presidentit.Një ditë më parë Kushtetuesja mori në shqyrtim dhe ankimimin tjetër të PD për ligjin për Gjykatën Administrative, ndërsa ka pezulluar ligjin për komandimin e Forcave të Armatosura duke i rikthyer Presidentit të Republikës të drejtën e shkarkimit të gjeneralëve të Forcave të Armatosura.Kushtetuesja po ashtu i ka rikthyer Presidentit të drejtën e drejtimit të Forcave të Armatosura në kohë lufte dhe gjendjes të jashtëzakonshme.