Obama, Presidenti i parë i printuar në 3D, ja prapaskenat VIDEO

Barac Obama është Presidenti i parë të cilit i printohet busti në 3D. Së fundmi, një skuadër specialistësh të skanimit 3D kanë skanuar Presidentin dhe prej imazheve tredimensionale të marra kanë arritur të ndërtojnë bustin e tij, duke shënuar kështu një kthesë të rëndësishme në përdorimin e printerave 3D edhe për vepra artistike.Prapaskenat që nga ulja e Presidentit për t'u skanuar e deri te realizimi i bustit u bënë publike të martën në një video të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.Portretet e Presidentit të krijuara nga skanimi tredimensional i fytyrës dhe trupit të Obamës janë ekspozuar për publikun në muzeun Smithsonian në Uashington.Skuadra e ekspertëve të Sminthsonian e ka skanuar Presidentin që në fillim të vitit nëpërmjet dy proçeseve të veçanta të marrjes së të dhënave tredimensionale të njerëzve.Ekspertët e Institutit të Teknologjive Krijuese në Universitetin e Kalifornisë së Jugut e fotografuan Presidentin me 14 kamera njëkohësisht, ndërkohë që ndriçohej nga 50 drita LED, për të marrë të dhënat e përgjithshme të fytyrës së tij.Ndërsa më pas, skuadra e Smithsonian përdori skanues tredimensional për të marrë të dhëna sa më të detajuara, për të krijuar një bust sa më të saktë të Presidentit amerikan.