Problemet me Greqinë, Venizelos kërkon zgjidhjen përmes fqinjësisë së mirë
Në kuadër të Ministerialit të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar takime me homologet e Italisë Gentilioni, të Greqisë Venizellos dhe të Holandës Bert Koenders.Gjatë takimeve me homologët, Bushati diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe, axhendën evropiane të Shqipërisë dhe bashkëpunimin në fushat e interesit reciprok.Në takimin me kryediplomatin grek, të dy Ministrat vlerësuan ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe si dhe shprehën vlerësimin për gjetjen e zgjidhjes së toponimeve si një dëshmi konkrete e vullnetit për të ecur përpara dhe si një çështje me impakt të drejtpërdrejtë për qytetarët.Të dy Ministrat shprehën kënaqësinë për riaktivizimin e komisioneve dypalëshe si mekanizma reale për te zgjidhur çështjet me të cilat përballen qytetarët dhe si katalizatorë të cilët i shërbejnë ndërtimit të besimit reciprok mes palëve.Ata shprehën rëndësinë që kanë trajtimi i të gjitha çështjeve në kuadër të realiteteve të reja në përputhje me frymën e fqinjësisë së mirë dhe përkatësisë evropiane të të dy vendeve njëherësh anëtare të NATO-s.Ndërkaq në takimin me Ministrin holandez Koenders, të dy Ministrat shprehën vlerësimin për nivelin e marrëdhënieve politike si dhe ndanë pikëpamjen për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh.Ministri Bushati e falënderoi për kontributin që ka dhënë Holanda ndër vite në disa sektorë të rëndësishëm në Shqipëri si dhe e njohu homologun e tij me angazhimin e Qeverisë shqiptare për krijimin e lehtësirave për investitorët e huaj.Ministri Koenders shprehu vlerësimin e vendit te tije për reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare për ndërtimin e shtetit demokratik dhe sundimit të ligjit.Gjithashtu Ministri holandez shprehu mbështetjen e vendit te tij në avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.Ndërkaq në takimin me Ministrin italian,Paolo Gentiloni, Bushati ka pasur mundësinë të takohet edhe me ish-ambasadorin e BE në Tiranë, Ettore Sequi, që tani mban postin e shefit të kabinentit në Ministrinë e Jashtme italiane.