Të varfër në kulm, qeveria mbyll sytë para skamjes e nevojës për ndihmë

Lezhë - Janë zhvendosur nga zonat verilidore të vendit për një jetë më të mirë në Lezhë, por ndodhi e kundërta e asaj çfarë ato kanë menduar.7 Anëtarë të familjes së Pjetër Filipit, të cilët banojnë në një banesë në lagjen “Beslidhja” të qytetit të Lezhës, jetojnë në kushte tepër të vështira ekonomike.Pa punë dhe fëmijë të sëmurë invalid, pjestarët e kësaj familje jetojnë vetëm me 10 mijë lek të reja që përfiton fëmija i sëmurë i tyre.Zonja e shtëpisë, Flora Filipi, thotë se ka trokitur në çdo derë duke kërkuar ndihmë por ka gjetur mspërfilljen e çdo institucioni.Apeli i saj për shtetin shqiptar është i thjeshtë, që të kthejë sytë nga kjo shtresë e shoqërisë e cila po vuan për bukën e gojës dhe nuk kanë asnjë mundësi punësimi.Familja Filipi sot ka nevojë për ndihmën e gjithkujt, sado e vogël të jetë ajo, ndaj dhe apeli i Florës i referohet kësaj nevoje.Si kjo familje në Lezhë ka shumë të tilla, ndërsa autoritetet vazhdojnë të heshtin përballë këtij realitet të hidhur.lezha 1 lezha 2 lezha 3 lezha 4