Jo parkim në rrugë, biznesi i vogël në Berat, ankohet se po falimenton
Në qytetin e Beratit, heqja e parkingut në një nga rrugët kryesore të vendosjes së biznesit të vogël, i ka vënë në vështirësi këta të fundit. Ata i kërkojnë Bashkisë të lejojë sërish parkimin e automjeteve, pasi po penalizohen me gjoba nga rrugorja, ndërkohë që askush nuk ndalon më të blejë.Berat - Mungesa e parkimit të mjeteve në rrugën kryesore “Antipatrea” në qytetin e Beratit, ka vënë në vështirësi bizneset që ndodhen në dy krahët e saj.Dy tabela, një në hyrje dhe një në dalje të kësaj rruge, ndalojnë parkimin e mjeteve, çka penalizon aktivitetin tek 150 biznese të vegjël që ndodhen në këtë rrugë, ndërkohë që problem është dhe furnizimi i dyqaneve me mallra.Nisja e punimeve për ndërtimin e rrugës në krah të lumit Osum, ndaloi parkingun në rrugën “Antipatrea”, segment i njohur si një nga zonat më të rëndësishme të qytetit të Beratit.Aktualisht punimet kanë përfunduar, por parkimi ende nuk lejohet./oranews.tv/