Kryqëzohen Tadiç-Koshtunica: Serbia humb 5 mld euro nga mashtrimi me gazin
Serbia është vënë në alarm serioz pas anullimit të projektit të ndërtimit të gazsjellësit jugor për furnizimin me gaz të Evropës jugore nga Gazpromi rus.Në kushtet e një ekonomie në krizë, Serbia jo vetëm humbi shansin për furnizimin me gaz, por edhe miliarda euro të investuara deri më tani në këtë projekt.Me 25 janar 2008 ish- shtetarët serbë të asaj kohe Koshtunica dhe Tadiç do të firmosnin një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë që i garantonte Beogradit një rol në ndërtimin e seksionit serb të gazsjellësit Rryma e Jugut në kthim të 51% të kompanisë kombëtare të naftës Naftna Industrija Srbije (NIS).Sipas mediave serbe aksionet e NIS iu shitën me një çmim shumë të ulët Rusisë dhe pa asnjë garanci se Rrjedha e Jugut do të ndërtohet.Me anullimin e projektit nga Rusia për shkak të përplasjeve ndërmjet Moskës dhe Perëndimit rreth zhvillimeve në Ukrainë, Serbia llogarit të ketë humbur jo pak, por 5 miliard euro.Gazprom-i parashikonte ndërtimin e degës prej 421 kilometrash të gazsjellësit përmes Serbisë, me një çmim prej 1.9 miliard eurosh.Gazi pritet të rridhte në fillim të vitit 2016, me një kapacitet vjetor prej 63 miliardë metrash kub.Fillimisht projekti financohej nga Gazprom-i, ndërsa Serbia do të paguante pjesën e saj nga pagesat e tranzitit. Në fund, gazsjellësi do të kalonte nga Rusia, nepër Detin e Zi, përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë për në Evropën Perëndimore.Ai do t’i mundësonte Rusisë që të shesë gaz në Bashkimin Evropian pa kaluar transit në Ukrainë.