Koalicioni kundër ISIS takim në Bruksel, merr pjesë Bushati dhe Hoxhaj

Ka nisur sot takimi i koalicionit kundër Shetit Islamik, i cili do të mbahet në zyrat qendrore të NATO-s, në Bruksel. Takimi është thirrur nga Sekretari Amerikan i Shtetit.Në takim do të marrin pjesë edhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ai i kosovës Enver Hoxhaj dhe Ministrat e tjerë të jashtëm të 60 vendeve që formojnë koalicionin.Në takimin e sotëm pritet që të rishihen përparimet e bëra në luftën kundër Shtetit Islamik dhe do të diskutohet sesi pjestarët e koalicionit do të koordinohen politikisht në të ardhmen. Edhe pse takimi do të zhvillohet në zyrat e NATO-s, takimi organizohet nga Shtetet e Bashkuara dhe jo nga aleanca.Në fjalimin e hapjes, sekretari amerikan, Kerri tha: "Dy muaj më parë ky koalicion nuk ezksitonte. Por fakti që jemi mbeldhur këtu sot pasqyron një përpjekje të jashtëzakonshme mes më shumë se 60 vendesh për të bashkëpunuar. Jam shumë i kënaqur që jam pranë kryeministrit irakian Abadi, qeveria e të cilit është në vijën e parë të sulmit.Vendet arabe po marrin një rol udhëheqës në këtë luftë, diçka mëse e nevojshme. Në përfudim të takimit do të dalim me një deklaratë që do të konfirmojë mesazhin tonë. Do të vazhdojmë në këtë fushatë për sa kohë të jetë e nevojshme. Vendet tona kanë ndryshime historike, gjeografike dhe kulturorei, por të gjithë e dallojmë kërcënimin e përbashkët që na kakonset. Dhe diferencat tona janë burim i një force të pakrahasueshme".Sulmet kundër Shtetit Islamik kanë nisur që në shtator pasi strategjia u bë publike nga Presidenti amerikan, Barac Obama.Deri tani, përveç SHBA-së, sulme ajrore kundër ekstremistëve kanë kryer Australia, Britania, Kanadaja dhe Franca.Por sipas Komandës Qendrore Amerikane edhe Arabia Saudite, Katari, Jordania, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndihmuar dhe mbështetur këto sulme ajrore.