Pentagoni: Edhe Irani po bombardon IS, por jo në koordinim me SHBA

Irani ka kryer sulme ajrore ndaj Shtetit Islamik në lindje të Irakut ditët e fundit. Këtë e konfirmon zëdhënësi i Pentagonit, kundëradmirali Xhon Kirbi. Megjithatë, Kirbi bëri të ditur se këto sulme nuk kanë janë kryer në koordinim me Shtetet e Bashkuara.Ndërkohë që sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri, po mban një konferencë me vendet e koalicionit në luftën kundër Shtetit Islamik në zyrat e NATO-s në Bruksel, me sa duket Irani ka ndërmarrë nismën për të kryer operacione ushtarake.Shtetet e Bashkuara kanë theksuar disa herë se do të ishte e papërshtatshme që Irani t'i bashkohej koalicionit, edhe pse dy vendet rivale janë njëlloj të kërcënuara nga Shteti Islamik. Megjithatë, autoritetet amerikane kanë identifikuar si një avion Fantom iranian një mjet filmuar nga rrjeti televiziv Al-Xhazira."Kemi marrë njoftime se Irani ka kryer kryer sulme. Por ne nuk kemi koordinuar asnjë veprim të tillë me qeverinë iraniane. ISIS vepron në hapsirën irakiane dhe Iraku është shtet sovran, prandaj çdo sulm në hapsirën e tyre ajrore duhet koordinuar me qeverinë irakiane", tha Kirbi në konferencë për shtyp në Washington.Edhe zëvendës-shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura iraniane, Gjenerali Masud Xhazajeri, është cituar nga agjencia iraniane e lajmeve, "Fars" të thotë se nuk ka pasur asnjë bashkëpunim mes dy vendeve për bombardimet në territoret e pushtuara nga Shteti Islamik.Gjithashtu ai ka thënë se Irani e konsideron SHBA-në përgjegjëse për problemet që po kalon Iraku dhe se amerikanët nuk kanë vend në të ardhmen e Irakut.