“Kafeneja indiane për heroinat”, streha e viktimave të sulmeve me acid FOTO

“Kafeneja për heroinat” mban emrin kafeneja më e re e hapur në qytetin indian të Agras, e cila përveç se shërben kafe për klientët synon reabilitimin dhe heqjen e stigmës ndaj viktimave të sulmeve me acid.“Bisedoni në kafen e heroinave” është nisma më e re e fushatës Stop Sulmeve me Acid e Fondacionit Chaanv, që shpreson të ndërgjegjësojë të sulmuarit me acid duke iu referuar shembujve të katër vajzave të mbijetuara Chanchal, Ritu, Rupa dhe Geeta, të cilat administrojnë edhe kafenenë.Kafeneja i ngjan më shumë një qëndre sociale. Aty mund të gjesh dhe një bibliotekë të madhe, një qendër radioje, si dhe një minibutik ku ekspozohen veshjet e dizenjuara nga Rupa.22-vjeçarja Rupa dëshironte të bëhej një stiliste, por sulmi me acid e pengoi në realizimin e ambicieve të saj."Më parë mbuloja fytyrën time me një shall, por jo më. Edhe pse nuk arrita të realizoj ëndrrën time, unë sërish nuk mendoj se kjo është e pamundur” rrëfen Rupa, e cila në gusht të këtij viti lançoi koleksionin e saj të veshjeve “Rupa Design”.13414210 13