Ristani numri dy i PD, zgjidhet me 101 vota Sekretar i Përgjithshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2014, 09:07
Arben Ristani është zgjedhur numri dy i Partisë Demokratike duke zënë postin e Sekretarit të Përgjithshëm.Deputeti Ristani mori 101 vota në garën e ngushtë që u zhvillua me Eduard Selamin që ka mbajtur këtë post në vitin 1991 dhe Enkelejd Alibeajn.“Bazuar në këtë rezultat Arben Ristani është Sekretari i Përgjithshëm i PD”Ka qenë ora 11:00 kur nisi mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD me fjalën e kreut të kësaj partie, Lulzim Basha, i cili theksoi PD po bën ripërtëritjen dhe jo harakiri.“Partia ka bërë analiza, por nuk ka bërë harakiri. Partia është përtërirë, por nuk është tjetërsuar. Një plejadë drejtuesish të rinj në mbarë vendin janë zgjedhur me vote të lirë. Anëtërët e rinj të Këshillit Kombëtar, që nuk janë deputetë, apo drejtues të degëve, janë zgjedhur me votë të lirë nga Kuvendi më i madh në historinë e PD-së dhe çdo partie tjetër shqiptare. Hapja është të njohësh gjendjen e vendit, të jetosh me shqetësimet e qytetarëve; hapja është të dëgjosh qytetarët”, tha Basha.Lulzim Basha nuk shmangu akuzat për dyshen Rama-Meta si përgjegjës sipas tij për krijimin e dy realiteteve Shqipërinë e Oligarkëve dhe atë të varfër.“Shqipëria e qeveritarëve dhe ajo e qytetarëve janë sot dy botë të huaja për njëra-tjetrën. Shqipëria e qeveritarëve fabrikon arritje fiktive për qytetarët. Ajo e qytetarëve vuan mashtimet, dështimet dhe genjeshtrat e qeverisë. Protesta ishte klithja kundër përkeqësimit dhe varfërisë së shtuar, ishte paralajmërimi për të mos e bërë akoma më keq e më zi me rritjen e taksave, me rritjen e çmimit të energjisë, me uljen e investimeve publike, me rritjen e shpenzimeve, luksit dhe tashmë edhe korrupsionit të shfrenuar qeveritar”, u shpreh Basha.Ndërkohë këshilli kombëtar konfirmoi në postin e nënkryetarit të Partisë Demokratike Edi Palokën dhe Edmond Spahon.Me këto zgjedhje përfundoi dhe procesi i ripërtëritjes së partisë më të madhe në opozitë, e cila u përfshi në një proces rigjenerimi pas humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit të vitit të kaluar.Basha në FB: Garë e fortë mes 3 kandidatëveMenjëhere ka reaguar kreu i PD, Lulzim Basha i cili e ka konsideruar si një garë të fortë mes tre kandidatëve.Në një postim në rrejtin social FB, Basha shkruan:"Garë e fortë dhe e bukur mes tre kandidatëve për Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Demokratike. Të tre personalitete me kontribute dhe vlera unike për demokratët dhe të gjithë vendin.Urimet e mija të përzemërta Arben Ristanit, Sekretarit të ri të Përgjithshëm të Partisë Demokratike!Urime edhe Enkelejd Alibeajt dhe Eduard Selamit për performancën dinjitoze!Proces transparent dhe festë demokracie."



Partia Demokratike ka shpallur fituesit për 22 departamentet dhe 6 sekretariatet në këtë force politike. Jemin Gjana bërë publik emrat e fituesve. Ja emrat




