Kur vizatimet kthehen në kafshë prej pellushi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2014, 08:34
Ideja e kanadezit Wendy Tsao për të transformuar vizatimet e fëmijëve në kafshë prej pellushi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm që kur ai e nisi këtë projekt në vitin 2012. Pasi realizoi kukullën e parë për djalin e tij Tim, Wendy ka krijuar një sajt ku fëmijët mund të dërgojnë vizatimet e tyre, që në saj të punës së tij ato vijnë në jetë dhe pastaj dërgohen direkt në shtëpinë e tyre.