Përmbyllja e festimeve, Rama ndan 29 nëntorin nga pushteti komunist

Kryeministri, Edi Rama, ishte i ashpër dhe i drejtëpërdrejtë në fjalimin e mbajtur në aktivitetin përmbyllës të ceremonive për 70-vjetorin e çlirimit në Pallatin e Kongreseve.Kreu i qeverisë theksoi se krimet që ndodhën në periudhën e pasluftës u bënë për arsyen e fitimit të pushtetit politik dhe nuk kanë asnjë lidhje me luftën për çlirimin e vendit.Për Kryeministrin të gjitha përpjekjet për të errësuar 29 nëntorin përbëjnë një zgjatim të lutës për pushtet politik që filloi pas çlirimit të Atdheut.r1“Me madhështinë e padiskutueshme të saj, lufta dhe më shumë paslufta u shoqëruan me pasoja të rënda anësore, që përpara çlirimit të vendit udhëheqësit e formacioneve kryesore politike dhe ushtarake i shtuan objektivit madhor të luftës, që ishte çlirimi i vendit nga pushtuesit e huaj edhe objektiva të tjerë, ndër të cilët objektivi i marrjes së pushtetit politik.Dhe shtrimi i objektivit të pushtetit politik përpara mbarimit të luftës ishte, në fakt, edhe ai moment që rëndom, sot e gjithë ditën, nxit përpjekjet për të tentuar të komprometojë sakrificat sublime dhe vetë luftën. Përpjekje të dëshpëruara që nuk kanë të bëjnë asgjëkund me ngatërresat fatale të luftës për çlirim me luftën për pushtet politik, të cilat, fatkeqësisht, sot e gjithë ditën, vazhdojnë të ushqejnë dasi mes shqiptarëve”.Ndërsa kreu i Kuvendit, Ilir Meta, theksoi se Shqipëria me rreshtimin e saj përkrah fuqive fituese të luftës dhuroi dhe martirët e parë që në nisje të Luftës së Dytë Botërore.r3“Sot në këtë ditë 70- vjetori të çlirimit, ne kujtojmë që Shqipëria dhe shqiptarët ishin nga të parët viktima të shpërthimit të Luftës së Dytë Botëror që në prologun e saj. Ata e nisën luftën e tyre në 7 prillin e 1939-s dhe ato ishin nga të shtënat e para në Evropë që paralajmëruan edhe rezistencën antifashiste.Shqipëria dhe shqiptarët dhanë martirët e parë të saj lufte të përbotshme që do të përfshinte shumicën dërrmuese të saj. Shqiptarëve u është imponuar shpesh lufta dhe ajo ka qenë zgjidhja e vetme për mbijetesën e kombit”.Në ceremoninë përmbyllëse veç kreut të Kuvendit ishin të ftuar edhe Ministra të kabinentit qeveritar, deputetë, Ambasadorë dhe personalitete të njohur të vendit, por ndryshe nga aktivitetet e tjera mungoi Presidenti Nishani dhe përfaqësues të opozitës.r2r4