Mashtrim me TVSH-në te “Skrapi”, dosja me 32 të pandehur në gjykatë

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për një nga skemat më të mëdha të mashtrimit. 32 të pandehur, nga të cilët 24 persona dhe 8 subjekte tatimorë janë dërguar për gjykim nga Prokuroria nën akuzën për skema mashtruese me TVSH-në në industrinë e përpunimit të metaleve, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik në vlerën e 26 milionë dollarëve.Prokuroria e Tiranës thekson se 32 të pandehurit akuzohen për “Fallsifikim të vulave, të stampave ose formularëve” në bashkëpunim, që ka sjellë pasoja të rënda.Të përfshirë në këtë skemë mashtruese kanë qenë edhe 14 persona të tjerë, për të cilët është dërguar pak javë më parë kërkesa për gjykim dhe tashmë ka nisur procesi në gjykatë.Prokuroria e Tiranës e ka nisur këtë hetim, bazuar në kallëzimin e dorëzuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.Hetimet zbardhin funksionimin e skemës së mashtrimitNga materiali hetimor ka rezultuar se subjektet tregtare qe u shisnin skrapin subjekteve te kategorise te nivelit te II, te konsideruara per efekt te kryerjes te veprimeve hetimore te kategorise te nivelit te III, jane regjistruar si ne Q.K.R-e ashtu edhe ne organet tatimore ne menyre fiktive me qellim terheqjen e blloqeve me fatura T.V.SH-je ne Drejtorite Rajonale te Tatimeve dhe perdorimin e ketyre blloqeve duke leshuar fatura shitje me T.V.SH fiktive per shitje skrapi per subjektet e kategorise te nivelit te II.Fiktiviteti i fatures qendron ne faktin se eshte bere vetem leshimi i fatures tatimore te shitjes per efekt te kreditimit te T.V.SH-se nga subjektet e nivelit te II pa derguar ne fakt mallin.Nga kryerja e veprimeve hetimore te tilla si: kqyrjet e vendeve te ushtrimit te aktivitetit, deklarimet ne sistemin informatik te tatimeve, TAXCRM dhe deklarimet e disa administratoreve ka rezultuar se shumica e subjekteve tregtare te kategorise nivelit te III jane krijuar nga vete administratoret e subjekteve te kategorise te nivelit te II, kjo duke shfrytezuar njohjet e tyre me persona me gjendje te rende ekonomike, persona te panjohur ne shoqeri apo persona qe nuk kane fare dijeni mbi legjislacionin tatimor dhe pasojat qe sjellin. Ne shumicen e rasteve keto regjistrime dhe leshime faturash tatimore jane bere kundrejt pagesave ne shuma te vogla.Pas pagesave ketyre subjekteve u eshte marre dokumentacioni personal si: pasaporta, karta identiteti dhe te tjera dhe me keto dokumentacione jane bere regjistrimet e subjekteve ne Q.K.R dhe ne organe tatimore. Me pas jane terhequr prane D.R.T-se blloqet me faturat e T.V.SH-se. Subjektet e kategorise te nivelit te III kane leshuar fatura tatimore shitje per subjektet e kategorise te nivelit te II ne sasite qe ju nevojiteshin subjekteve te kategorise te nivelit te II. Ne shumicen e rasteve nuk i kane deklaruar keto fatura ne shitje dhe ne disa raste i kane bere deklarimet ne shitje por nuk kane blerje, por ne S.I.T rezultojne ne formularin e deklarimit te pagesave (ketu e ne vijim referuar ne forme te shkurtuar F.D.P-ja) dhe ne T.V.SH sikur kane blerje pra duke bere deklarim fiktiv.Nga verifikimi ne S.I.T ka rezultuar se subjektet e kategorise te nivelit te II i kane deklaruar te gjitha keto fatura ne blerje, duke bere te mundur kreditimin e T.V.SH-se per çdo fature ne blerje. Si pasoje nga mosdeklarimi ne shitje nga subjektet e katergorise te nivelit te III i faturave tatimore te shitjes nuk behet derdhja e T.V.SH se dale nga keto fatura ne organet shteterore pasi jane fatura te padeklaruara, nderkohe qe nga deklarimi i tyre nga subjektet blerese te kategorise te nivelit te II u jep te drejten atyre qe te kerkojne kreditimin e shumave te T.V.SH-se te dala nga keto fatura, kreditim qe eshte bere faktikisht.