7 muaj para zgjedhjeve, KQZ kërkon të bëhen ndryshimet përkatëse në kod

7 muaj para zgjedhjeve lokale, Komisioni Qëndror Zgjedhor është përfshirë zyrtarisht në diskutimet për kodin zgjedhor, duke i dorëzuar Kuvendit rekomandimet përkatëse.Dokumenti me 32 faqe përfshin një sërë rekomandimesh në rast se do të ndërhyhet për të përmirësuar kodin zgjedhor të cilat vinë pas 5 tryezave të zhvilluara kryesisht me asistencën e OSBE-ODIHR.KQZ apelon që parlamenti të përmbushë detyrimet siç janë respektimi i kuotave gjinore dhe vitimi i personaveme aftësi të kufizuar.Sipas rekomandimeve përpjekja e parë nga ku duhet të nisë nxitja e barazisë gjinore edhe në sistemin e zgjedhjeve vendore është reformimi i këtij sistemi në Kodin Zgjedhor. Konkretisht propozohet që votimi për organet e qeverisjes vendore të bëhet sipas sistemit proporcional.Shkaqet që çuan ligjvënësin drejt vendimit për sistemin proporcional në zgjedhjet e përgjithshme janë po aq të vlefshme edhe për zgjedhjet vendore. Votuesit të votojnë për subjektin zgjedhor, i cili paraprakisht ka rregjistruar një listë shumëemërore të kandidatëve.Votuesit në ditën e zgjedhjeve për organet bazë të njësisë vendore të jenë të pajisur vetëm me një fletë votimi, me të cilën të votohet si për kryetarin, ashtu dhe për këshillin.Për Tiranën, për shkak të organizimit me njësi bashkiake të kenë dy fletë votimi, ku fleta e dytë të jetë për kryetarin dhe këshillin e njësisë bashkiake.Rekomandime të tjera të propozuara nga KQZ për amendimin e ligjit elektoral lidhen me ‘fushatën zgjedhore dhe median'; me ‘financimin e partive politike gjatë fushatave zgjedhore’, etj.