Festivali i Dritave, llambat ndizen njëkohësisht në të gjitha Ministritë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2014, 19:10
Ashtu siç ishte paralajmëruar, në të gjitha institucionet janë ndezur dritat në orën 17:30. Ka qenë Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila ka ndezur çelësin e nisjes së Festivalit të Dritave në ambientet e Kryeministrisë.Projeksionet janë pamje filmike, ku pasqyrohet njëkohësisht, e kaluara e historisë së Shqipërisë, dhe ndryshimet e vendit në ditët e sotme, duke dhënë kështu një panoramë njëkohësisht të së shkuarës dhe së tashmes.Festivali i Dritave bëhet në kuadër të festimeve për 70 vjetorin e çlirimit, aktivitetet të organizuara këto nga qeveria shqiptare.


