Shtëpi e re për integrimin, ish-palestra kthehet në Ministri
Tiranë- Inagurohet godina e re e Ministrisë së Integrimit Evropian. Mjediset pranë Pallatit të Kogreseve, ish palestra sportive, ku më herët ka qenë Qendra e Studimeve Albanologjike, janë rindërtuar me standarde të njejta si ato të BE-së.Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, theksoi se godina e re është një aset bashkëkohor brenda së cilës garantohet e koordinohet procesi i integrimit.“Është një investim që na motivon më shumë se asnjëherë më parë, në mënyrë që të ndërtojmë veç të tjerash institucione që ofrojnë standarde si të BE-së, jo vetëm në kushte e infrastrukturë, por në cilësinë e punës dhe efektivitet”, tha Ministrja Gjosha.Ministrja theksoi se në këto ambiente do të përballohehen me shumë përgjegjshmëri të gjithë vëshitrësistë dhe etapat e integrimit të vendit, jo vetëm për sfidën e rradhës që është hapja e negociatave por deri në antarësimin me të drejta të plota.“Kryethemeluesi i Bashkimit Evropian Jean Monnet, ka thënë se :Asgjë nuk bëhet pa njerëz, pa institucione nuk zgjat asgjë. Kjo shprehje, të cilën punonjësit e Ministrisë së Integrimit e shohin sa herë hyjnë dhe dalin nga ambientet e tyre të punës, ka një domethënie për të tashmen, por mbi të gjitha për atë që presim në vijim: Përmbylljen me sukses procesit të Integrimit. Për t’ia dalë, duhen para së gjithash njerëz të aftë,një administrate e kualifikuar që të reflektojë frymën e një institucioni eficient”, u shpreh Ministrja Gjosha.Ministrja theksoi se duke nxitur memorien institucionale, ne vetëm sa i forcojmë këto institucione, krijojmë historinë e tyre. Kushtet më të mira të punës, janë tepër të rëndësishme dhe produktiviteti në rritje duhet të jetë kryefjala, në përmbushjen e detyrës që na është ngarkuar.“Gjej sot rastin të shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen, për rëndësinë dhe vemendjen që Ministria e Integrimit ka marrë jo vetëm me këtë investim që shohim , por me një mbështetje të gjithanshme, çka tregon qartë vullnetin dhe vizionin e kësaj qeverie”, u shpreh Ministrja.Kryeministri, Edi Rama, e cilësoi Ministrinë e Integrimit Evropian si qendrën e gravitetit të përpjekjeve për të ardhmen evropiane.“Jam shumë i kënaqur që ja dolëm që jo vetëm në këtë 29 -Nëntor të kujtojmë dhe përulemi me mirënjohje me sytë nga e shkuara por nderimi mi i madh që i bëjmë të shkuarës është që në emër të së ardhmes të çelim dyert e këtij institucioni që është qendra e gravitetit të përpjekjeve tona për të ndërtuar të ardhmen evropiane të vendit tonë, qoftë edhe nga pozicioni dhe rëndësia që i jepet kësaj ministrie, të ketë një rol të dorës së parë në një proces që bëhet gjithnjë e më i vështirë dhe jo më i lehtë. Gëzuar festën Kombëtare të Çlirimit në këtë 70 –Vjetor! Urime!”.Ndërsa kryeparlamentari, Ilir Meta, theksoi se statusi i vendit kandidat është mundësi e mirë për të vazhduar në rrugën e duhur të integrimit.“Suksese në këtë institucion të ri dhe mjaft domethënës. Në këtë ditë të shënuar të 70- Vjetorit të Çlirimit të atdheut, kujtojmë të gjithë ata që luftuan për ato vlera mbi të cilat u ndërtua Evropa e bashkuar pas luftës, të lirisë, paqes sovranitetit, integrimit. Statusi kandidat është një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar në rrugën e duhur dhe shpresoj që edhe cilësia e punës të jetë si cilësia e institucionit që kurorëzojmë sot. Suksese dhe gëzuar 70 -Vjetorin e Çlirimit!”