Festa e Çlirimit në Vlorë, rikthehen portretet e diktatorit Enver Hoxha

Në Vlorë 70-vjetori i çlirimit është përkujtuar me kontraste simbolesh. Nderimi i dëshmorëve të atdheut është shoqëruar me flamurin e UÇK-së, ndërsa homazhet e pushtetarëve janë vëzhguar qetësisht nga fotot e diktatorit Enver Hoxha.Fotot që mbaheshin nga nje grup veteranësh nuk i kanë shqëtësuar aspak përfaqësitë e pushtetit vendor dhe të maxhorancës që kanë vijuar normalisht bashkë me imazhin e dikatorit ceremoninë e vendosjes së kurorave me lule.Në fjalen e tyre pershendetese ata u fokusuan ne rendesine e veçante te Vlores per historine kombetare, ndërsa nëpërmjet prefektes Etjona Hoxha u dha premtimi për rikonstruksionin e varrezave të dëshmorëve.Të djathtët nuk u bënë pjesë e homazheve, pasi për ta ditat e Çlirimit festohet bashkë me pavarësinë çdo 28 nëntor.Shqiperia doli nga Lufta e Dyte Boterore me nje humbje gati 10% te popullsise dhe qarku i Vlorës është një nga zonat me numrin më të madh të dëshmorëve në betejën kundër pushtimit gjerman.