Vizitorët në Bunk'Art, shumica e tyre nostalgjikë të sistemit komunist

Tiranë- Nostalgjikë të sistemi komunist, por edhe fëmijë të shtyrë nga kureshtja për të parë se çfarë është një bunker janë arsyet që Bunk'Art pret mijëra vizitorë.Nga makina e parkuar për së jashtmi në të cilën është stisur një gjobë për qëndrim të gabuar, më pas drej dyreve të ngushta e të betonta, është prezantimi i parë i këtij bunkeri.Në dhomën e Enver Hoxhës degjohen pjesë nga fjalimet, në zyrën e punës është gazeta Zëri i Popullit dhe më pas krevati në dhomën e fjetjes.Ne pyetëm disa qytetarë, edhe të rinj për ndjesinë e një bunkeri. Ata thanë se në fakt kjo është historia dhe ky bunker do të ishte një mbrojtje për ditë sulmi.Ekspozimet vijojnë në dhoma ku projektorët tregojnë për luftën, po ashtu edhe kur janë të ekspozuar veshjet ushtarake.Ndërsa në dhomën e Mehmet Shehut, edhe këtu arredimet janë afër origjinales. Qytetarët thonë se nuk ka asgjë të re, jane dëshmi e së kaluarës.Të duhen minuta të tëra që mes labirinthesh e dyersh të betonta të arrish drejt daljes. Mes kureshjes e nostaligjsë, Bunk’Art këtë fundjavë vazhdon të jetë i frekuentuar.