Qytetarët në parlament: Deputetët jo vetëm në sallë, edhe në terren
Në sallën kur miratohen ligjet e nuk mungojnë debatet politike, në këtë përvjetor çlirimi ka vetëm qytetarë të cilët nga kureshtja kanë vizituar ambietet e Parlamentit.Këtë herë jane qytetarët ata që përcjellin mesazhe, duke u kërkuar politikanëve të mos rrinë vetëm këtu, por në terren atje ku janë problemet.Nga 365 ditë kur miratohen ligjet e flitet për qytetarët, të paktën një ditë ky Parlament ishte nën zotërimin e plote të tyre.Parlamenti ishte i hapur për çdo kureshtar që këtë sallë e ka parë vetëm nëpëmjet televizionit. Në vend të akuzave politike apo debateve të forta, në këtë të shtunë përvjetori të çlirimit, parlamenti ishte i qetë.Spektatorë ishin qytetarët të moshuar, gra e fëmijë. Mesazhet për poltikanët janë të thjeshta:"Mos rrini vetëm në parlament, por shkoni ne terren per te pare nga afër problemet”.Por edhe Kuvendi ishte po i hapur. Në vend të deputetëve, ishte një ekspozitë përkujtimore për ata që dhanë jetën për atdheun.Nga portretet e Vojo Kushit, Qemal Stafës, Jordan Misjes e deri tek qendisjet e Margarita Tutulanit, e cila mori pejsë në luftë për të çliruar vendin, por u pushkatua nga më vonë bashkë me të vëllanë.E ekspozuar është dhe pushka e Myslim Pezës dhe revolveri i Kajo Krafilit.