VIDEO/Gjenovë, ja shpikja më e re e 2 shqiptarëve për të fshehur drogë

Gjenovë- 2 shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë rrugore të Gjenovës për trafik droge. Ndalimi i tyre është bërë gjatë ditës së djeshme, teksa në mjetin me të cilin udhëtonin iu gjet një kilogram kokainë.polizia-sequ-mercedesNjë patrullë e oficerëve të rrugores, kishte vënë re një manovër të çuditshme të drejtuesit të mjetit në dalje të Arenzanos, çfarë ka bërë që të ndalojnë makinën.Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet policia zbuloi kokainën e fshehur.polizia-seq-drogaFakti më interesant në gjithë këtë histori është gjetja e zgjuar e trafikantëve për të fshehur drogën.Dy shqiptarët kishin bërë një super modifikim në automjet, duke e fshehur pakon e kokainës poshtë mbështetëses në mes dy sediljeve të para.Mbështetësja ishte projektuar në atë mënyrë sa për ta ngritur sipër nevojitej një magnet. Vetëm përmes magnetit, ajo hapej dhe mbyllej.Policia ka shoqëruar në komisarit dy shqiptarët, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjetër të përfshirë në rrjetin e narkotikëve.