Nigeri, 81 të vdekur nga një sulm në Xhami

Të paktën 81 persona humbën jetën dhe më shumë se 100 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e shpërthimit të tre bombave dhe breshërisë së plumbave të disa personave ndaj besimtarëve myslimanë në xhaminë e madhe të qytetit Kano në veri të Nigerisë.Xhamia është ngjitur me pallatin e emirit të Kanos, autoriteti i dytë më i lartë islam në vendin më të populluar të Afrikës.Sipas informacioneve, Emiri Sanusi Lamido është i sigurtë dhë në kohën e sulmit nuk ndodhej në xhami.Gjatë javës së kaluar Sanusi dënoi veprimtarinë kriminale të grupit ektremist Boko Haram, duke e konsideruar kërcënimin më të madh të Afrikës.Ai u kërkoi nigerianëvë të ngrihen dhë të luftojnë kundër dhunës, veprim i cili mendohet se ka zemëruar estremistët e Boko Haram.Por deri tani asnjë nga organizatat terroriste nuk kanë marrë përgjegjësinë e sulmit makabër, edhe pse autoritetet nigeriane fajësojnë Boko Haram.Deri tani ky grup ka kryer afërsisht 100 sulme të dhunshme në veri të vendit, dhe në pesë vjet ka vrarë më shumë se 2 mijë persona.Grupi gjithashtu ka rrëmbyer mbi 200 vajza në një shkollë, për të cilat thotë se i ka konvertuar nga të krishtera në myslimane, dhe më pas i ka martuar me ushtarët e organizatës.Sulmi u dënua nga presidenti nigerian Goodluck Jonathan, I cili premtoi se do të bëjë gjithcka për dënimin e autorevë të krimit