Mogerini mbledh Ministrat e rajonit për krizën e emigrantëve
Pamjet e fundit të emigrantëve afrikanë që përpiqen të kalojnë detin Mesdhe për të arritur në brigjet e vendeve të Bashkimit Europian kanë bërë që në Romë, të mbahet një takim mes Ministrave të jashtëm të pothuaj 40 vendeve të prekura nga ky fenomen.Në konferencë morën pjesë Ministra nga Britania e Madhe, Libia, Egjipti dhe Tunizia, me synimin për të gjetur një zgjidhje për mijëra afrikanët që pasi kalojnë me mundim shkretëtirën e Saharasë, rrezikojnë jetën në ujërat e Mesdheut.Pas ditës së parë të konferencës, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federika Mogerini, tha se problemi prek të gjithë vendet e rajonit."Do të ishte mjaft sipërfaqësore të mendonim për politikat e emigracionit vetëm nga këndvështrimi i sigurisë së kufijve tanë ose vetëm nga këndvështrimi i bashkëpunimit me vendet e origjinës dhe tranzitit. Na duhet që të integrojmë politikat, vizionin, informacionet dhe veprimet tona".Ditët e fundit kanë qenë të mbushura me anije emigrantësh të shpëtuara në det nga rojet bregdetare europiane. Të enjten, një anije portugeze shpëtoi 182 afrikanë që kishin mbetur në det të hapur prej të mërkurës.Ata ishin nisur nga qyteti libian, Misrata, për të mbërritur në brigjet europiane. Emigrantët, e kombësive të ndryshme, iu dorëzuan autoriteteve italiane.Ndërkohë që një ditë më parë, 750 emigrantë nga Siria kishin mbetur në det të hapur për ditë me radhë para se të shpëtoheshinnga autoritetet greke e të dërgoheshin në ishullin e Kretës.