Vodafone dhuron 5 makina dhe një apartament në prag të festave

Kompania e njohur e telefonisë celulare në Shqipëri Vodafone ka shpërndarë dhurata e shorteut “My Dream” duke lumturuar 6 familje në prag të festave.Kompania Vodafone ka dhuruar një apartament dhe 5 makina Fiat 500 duke e e bërë edhe më të entuziaste atmosferën e festave.Këto dhurata ishin fituesit e fazës së dytë të shorteut të njohur “My Dream”. Fituesit akoma të befasuar të ardhur nga qytet të ndryshme të Shqipërisë tërhoqën dhuratën e tyre, duke e bërë të paharrueshëm këtë prag festash.Fushata e Vodafone Albania “My Dream” u lançua në fillim të verës .Në këtë shorte mund të marrin pjesë të gjithë abonentët thjesht me një rimbushje prej 500 lekësh.