150 refugjatë sirianë grevë urie para parlamentit grek, kërkojnë azil

Më shumë se 150 refugjatë sirianë, mes tyre edhe shumë femra dhe fëmijë, nisën të hënën një grevë urie para parlamentit grek, për të kërkuar azil politik nga qeveria e Athinës.Shumë prej refugjatëve kishin mbyllur gojën me shirit dhe kishin ngjitur pasaportat në buzë në shenjë proteste.Emigrantët sirianë qendrojnë para godinës së parlamentit grek prej katër ditësh tashmë dhe u ankuan se nuk kanë marrë strehim dhe ushqim prej autoriteteve.Shumica e tyre kanë paguar mijëra euro për të mbërritur në Greqi në mënyrë të paligjshme dhe gjithashtu kanë rënë prej e kriminelëve vendas duke kërkuar një vend për t'u strehuar."Paratë pothuajse më kanë mbaruar dhe të gjithëve në është dashur të përballemi me mafian. Nuk kemi dokumenta, nuk mund të marrim shtëpi me qira, nuk mund të bëjmë asgjë. Kështu që na duhet të merremi me mafian dhe të paguajmë 100 euro për një krevat në muaj", thotë Amari 22-vjeçar.Ai është detyruar të largohet nga shtëpia e tij në Alepo pasi babai i është vrarë dhe vëllai i është burgosur. Ai shiti shtëpinë për 4000 euro për të paguar udhëtimin në Athinë me varkë nga Turqia.Dy herë është përpjekur që të shkojë në Itali dhe Mal të Zi, me shumë gjasa nëpërmjet Shqipërisë, por të dy herët nuk ia ka dalë.Protestuesit sirianë kërkojnë përshpejtim të proçesit të aplikimit për azil në Greqi dhe gjithashtu kërkojnë që tu lejohet të kërkojnë azil edhe në vende të tjera të BE-së, pasi mendojnë se do ta kenë të vështirë të fillojnë një jetë të re në një vend me probleme ekonomike si Greqia.Këtë vit në Greqi kanë mbërritur më shumë se 17 000 emigrantë, duke shfrytëzuar kufirin e madh detar të vendit fqinj, ku më shumë se 50% e tyre ishin sirianë.