Tiranë, ngarkesat me kabuj rrëzojnë shtyllën, rrezikohen banorët

Tiranë- Jeta e banorëve të Komunës së Parisit në kryeqytet rrezikohet nga shtyllat dhe kabujt që zvarriten në to. Gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës një nga shtyllat e llambave ndriçuese, gati sa nuk ka rënë në rrugë, pasi kabujt që mbahen në të janë tërhequr nga një makinë.Edhe pse dëmtimi fillestar ka ndodhur rreth tre muaj më parë, asnjë ndërhyrje nuk është bërë për të evituar rënien totale të saj.Ndërsa tani kabujt elektrikë, të telefonisë apo internetit, pengojnë kalimin e qytetarëve por edhe të automjeteve duke mundësuar aksidente që lehtesisht mund të ishin shmangur.