Erdogan: Femrat nuk janë të barabarta me meshkujt
Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdoan, është vendosur sërish në qendër të debateve për sekularizmin e tij pasi ka deklaruar se femrat nuk janë të barabarta me meshkujt dhe se vendosja e shenjës së barazisë mes tyre shkonte kundër natyrës."Femrat janë krijuar ndryshe, natyra e tyre është e ndryshme. Përbërja e tyre është ndryshe", tha ai gjatë një samiti mbi të drejtat e grave në Stamboll, ku merrte pjesë edhe vajza e tij, Smeje."Femrat nuk mund t'i vendosësh të bëjnë çdo punë që mund të bëjnë edhe meshkujt, siç vepronin regjimet komuniste. Nuk mund t'u thuash që të dalin jashtë e të punojnë tokën, kjo shkon kundër natyrës së tyre delikate".Më pas ai shtoi se feministët duhet të vlerësojnë statusin e veçantë që gëzojnë femrat në fenë islame."Disa njerëz e kuptojnë këtë, ndërsa të tjerë jo. Feministëve nuk mund t'ua shpjegosh këtë, sepse ata nuk e pranojnë konceptin e të qenit nënë. Dikur i puthja këmbët nënës sime sepse vinin era parajsë. Ndonjëherë ajo edhe qante kur më shihte të bëja këtë veprim".Nuk është hera e parë që komentet e Erdoganit kanë ngritur shqetësime mbi qendrimin e tij ndaj të drejtave të grave.Më parë ai është shprehur se femrat në Turqi duhet të bëjnë nga tre fëmijë dhe madje ka propozuar kufizime mbi të drejtën për abort dhe pilulat kontraceptive.