Drogë nga Shqipëria në Itali, shkatërrohet banda me 22 persona

Itali-Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut ndërkombëtar të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë, duke vënë në pranga 22 persona. Një prej të arrestuarve ishte kreu i ultrasve të skuadres së Juventusit.Mediat italiane raportojnë se operacioni u zhvillua nga policia e Torinos, në zonën e Piemontit dhe të Siçilisë ku janë sekuestruar edhe lëndë narkotike të llojit heroinë, kokainë, hashash dhe marijuanë.Lënda narkotike fshihej në një makinë me fund të dyfishtë.Sipas policisë italiane të arrestuarit kryenin tregti të drogës nga Shqipëria për në Itali.