Iran-G6, shtyhet afati i marrëveshjes për programin bërthamor

Afati i fundit për arritjen e marrëveshjes me Iranin për programin e tij bërthamor është shtyrë deri më 1 korrik 2015.Të hënën, në Vjenë, Irani dhe gjashtë superfuqitë: SHBA, Franca, Gjermania, Rusia, Kina dhe Britania, nuk arritën për herë të dytë brenda këtij viti që të gjenin një marrëveshje përfundimtare.Megjithatë, presidenti Iranian, Hasan Ruhani, u shpreh optimist se ishte hedhur një hap përpara në këtë drejtim."Pas këtij takimi gjërat janë më ndryshe se tre muaj më parë; dhe akoma më ndryshe se gjashtë muaj më parë! Bisedimet na kanë bashkuar dhe shumë prej pikave ku kishim mosmarrëveshje nuk ekzistojnë më. Por sigurisht ka hapa të tjerë për të ndërmarrë", tha Presidenti iranian.Zyrtarët perëndimorë shprehën synimin se duhej arritur një marrëveshje të paktën në parim, deri në mars, por gjithsesi do të duhej edhe më shumë punë për të qenë të gjithë dakord për sa i përket detajeve teknike.Deri më tani, në bazë të marrëveshjes se fundit të nënshkruar nga palët një vit më parë në Gjenevë, Irani ka ndërprerë pasurimin e mëtejshëm të uraniumit në këmbim të lehtësimit të snaksioneve që kanë goditur rëndë ekonominë e vendit, si ngrirja e të ardhurave të fituara nga shitja e naftës jashtë shtetit.Irani gjithmonë ka mohuar pretendimet e vendeve perëndimore se programi bërthamor përfshin edhe përdorimin për qëllime ushtarake, por gjithsesi ato duan të pengojnë programin e pasurimit të uraniumit për të zgjatur kohën e cila do t'i duhet Iranit për të ndërtuar bombën bërthamore.Po ashtu si Ruhani, edhe sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri, pranoi se bisedimet kishin qenë të ashpra, por sërish ishin hedhur hapa të rëndësishëm drejt marrëveshjes përfundimtare.Palët do të takohen përsëri në dhjetor dhe shpresohet që marrëveshja të firmoset që në mars, pavarësisht se afati përfundimtar është vendosur 1 korriku 2015.Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe, Irani do të lejohet që të përdorë 700 milionë dollarët e ngrira deri tani