Kulluri: Nëse dënohesh më shumë për energji se drogë, do ketë më shumë në Shesh

Protesta masive e së shtunës së 22 nëntorit vijon të kalojë në lupën e analistëve lidhur me mesazhet që la pas.Në Tonigt Ilva Tare, analistët Aleksandër Çipa, Edvin Kulluri, kryeredaktori i gazetës “Mapo Arjon Sulo dhe ai i “Gazetës Shqiptare”Erl Murati ndanë qëndrime të ndryshme mbi faktin nëse ishte e drejtë apo jo protesta e opozitës.Për analistin Çipa, protesta ishte një reaksion politiko-social që duhet lexuar drejt në disa aspekte. Sipas tij, kasta politike e ikur nga pushteti po kapet pas ankimtarisë sociale të qytetarëve për të eklipsuar nevojën për drejtësi ndaj tyre.Ndryshe nga Çipa, Edvin Kulluri, thekson se Rama pas protestës duhet të reflektojë aq se edhe të mendojë të tërhiqet nga detyra thuajse e pamundur që ka marrë përsipër për të qenë në krye të punëve të vendit. Sipas tij, më e pakta që mund të thuhet për qeverisjen e sotme është se nuk shkon përtej 1 prillit.Për Arjon Sulon opozita ka protestuar poshtë zyrës së Ramës edhe herë të tjera po në protestën e së shtunës arriti ti përcjellë Kryeministrit mesazhin dhe të shkundë opinionin publik.“Varfëria, rritja e çmimit të energjisë dhe e taksave do të kenë një tjetër peshë në ligjërimin politik të qeverisë, ku nuk është çudi që edhe të ketë tërheqje nga këto propozime”.Erl Murati, tha se protesta e 22 nëntorit e opozitës tregoi rritje të pakënaqësisë për qeverisjen, rritje të organizimit në strukturat e PD, ose që të dyja bashkë.“Në çdo rast protesta ishte një lajm i mirë për opozitën dhe një lajm serioz për qeverinë”.Pjesë nga debati Çipa-Kulluri në Tonight Ilva TareKulluri- Ke nxjerrë disa studentë në rrugë dhe ke ruajtur dy standarde, edhe me atë që u quajt në “reforma në arsim”. Se kjo nuk është reformë në arsim. Kjo është fatkeqësia e madhe që zoti. Rama kërkon të na i shesë për reforma. Këto janë aksione. Për mendimin tim i ka bërë gabim. Qasja ndaj korrupsionit është gabim, qasja ndaj drejtësisë është gabim. Zotëria del në twitter dhe shkruan dënohet ky apo ai, bën dhe prokurorin dhe gjyqtarin, merr dhe roline KLD dhe dënon gjyqtarët.Çipa- Kjo është logjikë informale. Nuk mund ta pranoj se kjo vë pak në dyshim inteligjencën.Kulluri-Mos e prano.Çipa- Jo duhet një qasje e drejtë, nuk mund ti bësh avokati informalitetit sepse ky shtet dhe kjo shoqëri ka vuajtur për shkak të kësaj gjëje.Kulluri-Qasja është e gabuar po them.Çipa- Jo është shumë e gabuar. Gjeneratat që përfaqësojmë ne nuk meritojnë ta kenë këtë.Kulluri-Ata njerëz atje nuk mbahen me fjalë këtu. Ne po mundohemi të bëjmë një ekzaminim të situatës. Nuk i demotivojmë dot njerëzit të dalin në shesh nëse ti thua apo unë të kundërtën. Nuk është ky problemi. Ndërkombëtarët e kanë thënë qartë, nëse ti do të bësh reforma që përbëjnë pjesën natyrore të shtetit, që janë drejtësia etj, ti duhet të merresh vesh me opozitën. Ti jo vetëm që nuk merresh vesh me opozitën, jo vetëm që ke ato që ke aty brenda me rrahje, me goditje.Çipa- Jo jo, kjo është çështje tjetër, por ti nuk mund të shprehesh “e lë pa bukën e gojës se shkel semaforin e kuq”. Çështë kjo logjikë mo, në cilin vend bëhet një debat i tillë?Kulluri-Kur njerëzit dënohen, dënohen në proporcion me dëmin që bëjnë.Çipa- Më fal, por kush guxon të futet në semafor me të kuqe jashtë? Kush guxon jashtë të vjedhë energjinë elektrike?Kulluri-Përpjekja për të vënë në gojën time mbrojtjen e informalitetit është e gabuar. Nuk po thotë opozita që këto janë kauza të padrejta, por qasja ndaj tyre është krejtëisht e gabuar. Nëse ti mendon se Kryeministri duhet të japë pretenca për ish-Ministrat dhe ti mendon se kjo është luftë kundër korrupsionit po të them që është e turpshme dhe antidemokratike. Nëse ti beson se Kryeministri duhet të japë drejtësi..Çipa- Ky pohim është i padebatueshëm se ke të drejtë, por për pjesën tjetër kur thua i heq patentën për 6 muaj se u fut me të kuqe në semafor, unë nuk mund ta pranoj ty këtë logjikë.Kulluri-Nuk mund të denohet me kod penal tre vjet e gjysëm burg për përdorim apo transport të lëndëve narkotike një njeri dhe të dënohet 5 vjet burg një tjetër për 100 mijë lekë energji elektrike. Nëse ti mendon se është proporcional dënimi i njerëzve me dëmin që kanë shkaktuar bujrum vazhdo sepse kështu e mendon, por kujdes se do të jenë më shumë se kaq.Këtë po them.Çipa-Kjo është çështja të mendosh legjislacionin, nuk është debati për këtë gjë.Ligji zbatohet mor zotëri dhe ti si opozitë nëse ke kontestim ndaj këtij ligji merr nismat amenduese, kjo është çështje që rishihet, por nuk mund të bëhet jashtë parlamentit, aq më tepër në rrugë informale të komunikimit dhe ndërprerjes së ligjërimit politik.Kulluri-Ja kemi thënë.Të bëjë reformat e duhura. Ta zbatojnë drejt ligjin. Në cilin parlament, në atë që merr vendimet me 3/5 vetëm? Mbaje këtë parlament, është parlament marksist, Bolshevik, nuk ka lidhje me parlamentin.Armiku i klasës është opozita.