Hijet e Luftës së Ftohtë, trupat e SHBA në Balltik siguri për aleatët

Trupat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qwndrojnë në Poloni dhe vendet e Balltikut të paktën edhe për një vit, në saj të rritjes së vazhdueshme të tensioneve mes Perëndimit dhe Rusisë. Këtë e konfirmoi komandanti amerikan i këmbësorisë amerikane në Europë.Disa qindra trupa amerikane u vendosën në fillim të këtij viti në Poloni, Lituani, Letoni dhe Estoni, pas aneksimit në mars të gadishullit tyë Krimesë nga Rusia dhe ngritjes së lëvizjeve separatiste në lindje të Ukrainës.Kjo u bë për t'i dhënë siguri aleatëve europiano-lindorë të NATO-s përballë rritjes së nervozizmit të tyre nga kërcënimi rus.Fillimisht trupat ishin parashikuar të qëndronin deri në fund të këtij viti, por siç konfirmon edhe gjenerali Frederik Hoxhs, nga shtabi i përgjithshëm në Vilinus, misioni do të vazhdojë."Kemi planifikuar që njësitë tona të vazhdojnë të qendrojnë këtu edhe vitin tjetër", tha Hoxhs nga kryqyteti lituanez."Forcat amerikane do të vazhdojnë të qendrojnë në Lituani, por edhe Estoni, Letoni e Poloni për sa kohë që të nevojitet për të zmbrapsur agresionin rus dhe për të siguruar aleatët tanë".I pyetur nëse ka gjasa që Rusia të sulmojë Ukrainën, Hoxhs tha mundësia ekziston."Me siguri që Rusia i ka kapacitetet për ta bërë këtë. Në bazë të informacioneve që kemi nuki dimë ende synimet e saj, por është vërtetuar se mundësinë e ka", u përgjigj Hoxhs.Pavarësisht kësaj, nuk ka asnjë plan për të vendosur një bazë të përhershme të ushtrisë amerikane në Balltik dhe Poloni, pasi kjo do të prishte marrëveshjen e vitit 1997 mes NATO-s dhe Rusisë.Ndërkohë, Lituania ka konfirmuar se do t'i sigurojë Ukrainës ndihma ushtarake për ta mbështetur në luftën e saj ndaj separatistëve pro-rusë.Këtë e konfirmoi vetë Presidenti ukrainas, pas një takimi në Kiev të hënën me homologen lituaneze, Dalia Gribauskaite.Megjithatë, palët nuk e bënë të qartë nëse në ndihma përfshiheshin armatime apo jo, veprim ky, që deri tani, është ndërmarrë vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe asnjë vend tjetëri NATO-s.