Kreditimi i ekonomisë, analistët thirrje bankave të japin kredi

Bankat e nivelit të dytë nuk po kreditojnë ekonominë. Eksperti Elvin Meka deklaron se roli i bankave është të japin kredi ndërkohë që aktualisht një gjë e tillë është shumë e kufizuar.Sipas ekspertit bankar nëse bankat nuk japin kredi atëherë roli i tyre përfundon.“Ky rol nuk mund të zhduket pasi bankat nuk vijojnë të japin hua ose të mbështesin sipërmarrjen me hua, përfundon roli i tyre në ekonomi. Ne këtë po kërkojmë me forcë.”Kreditimi nga sistemi bankar në Shqipëri merr një rëndësi jetike për biznesin pasi ata nuk kanë mundësi të tjera financimi siç është bursa apo tregu i kapitaleve.“Biznesi shqiptar, burimet e financimit i ka të kufizuara, pra në një farë mënyre rruga e vetme e sigurimit me burime të jashtme është vetëm banka, pra huaja që merr në bankë pasi nuk kemi tregje të tjera ku biznesi të shikonte një lloj rruge ose mënyrë tjetër shtesë