Marrëveshja sekrete, PDK dhe LDK nuk zbulojnë asnjë detaj

Katër ditë pas arritjes së marrëveshjes qeverisëse mes PDK dhe LDK-së, dy partitë po mbajnë sekret detajet e paktit.Përveç postit të kryeministrit që është thënë se do t'i takojë partisë së Isa Mustafës, asnjë detaj tjetër nga kjo marrëveshje nuk është bërë i ditur.Sipas mediave në Kosovë, LDK dhe PDK kanë porositur drejtuesit e partisë të mos nxjerrin asnjë informatë deri në bërjen publike të fiunalizimit të marrëveshjes.Një drejtues i PDK, duke folur në kushtetet e anonimatit ka deklaruar se të hënën do të mësohet gjithcka për bashkëpunimin mes dy partive."Deri të hënën do të përfundojnë të gjitha punët rreth dizajnimit të qeverisë së re si dhe harmonizimit të programit qeverisës. Ne besojmë se institucionet do të krijohen javën e ardhshme", ka thënë ai.Ndërkohë javën e ardhshme pritet të mblidhet edhe parlamenti ku do të votohet për kryetarin e ri.