Meta inauguron "Hec Vlushë": Mundësi e shkëlqyer zhvillimi
Skrapari tashmë do të ketë një furnizim më cilësor me energji elektrike.Kreu i Parlamentit Ilir Meta inauguroi ndërtimin e hidrocentralit "HEC Vlushë" në Çorovodë nga ku garantoi se projekte të tjera do të zbatohen në këtë zonë.Ndërtimi i hidrocentralit të ri pritet që të rrisë ndjeshëm edhe numrin e të punësuarve në këtë zonë.“Është një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për të sjellë më tepër energji të pastër por dhe më shumë shpresë për të ardhmen e banorëve të komunitetit të Skraparit” u shpreh kryeparlamentari.Projekti "HEC Vlushë" shtrihet pranë monumenteve të natyrës dhe historisë mbi luginën e Përroit të Çorovodës duke mbrojtur në këtë mënyrë edhe ambientin.Për ndërtimin e këtij projekti janë punësuar mbi 300 punonjës duke dhënë një impuls tepër pozitiv edhe në uljen e papunësisë së kësaj zone. Investimi në total arrin vlerën 16 milionë euro./oranews.tv/