Shkodër, makina bie në greminë, 3 të vdekur, 1 plagoset

Shkodër-  Aksidenti i rëndë rrugor i ndodhur rreth orës 08.15 minuta i të dielës së 23 nëntorit, në aksion rrugor Shkoder – Koman, në vendin e quajtur Karmë, i mori jetën 3 personave. Elidon Drumi 23 vjeç dhe Agim Kasemi 32 vjeç, gjetën vdekjen e menjëhershme në vendin e aksidentit, ndërsa në orët e mbrëmjes humbi jetën në spital dhe njëri prej të plagosurve. Artan Bajrami humbi jetën në Spitalin e Traumës ku mbërriti me helikopter mesditë e sotme. I plagosuri tjetër është Edmond Kola.4 shtetasit të cilët po udhëtonin me mjetin tip fuoristradë me targë TR 8145 P, ishin punëtorë të firmës “Beralb” që ka me koncension minierën e bakrit në Koman.Ata po ktheheshin nga vendi i tyre i punës drejt qytetit të Shkodrës, kur në kthesen e fshatit Karmë, mjeti i tyre ka humbur kontrollin duke përfunduar rreth 100 metra në greminë.Kanë qënë banorët e zonës dhe kalimtarë të rastit që kanë lajmëruar policinë dhe kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë të aksidentuarve, ndërsa ambulanca për shkak të largësisë dhe rrugës tejet të amortizuar ka mbërritur me vonesë.Dergimi ne spital i te plagosurit Pas ardhjes së tyre është bërë dërgimi në spitalin rajonal të Shkodres të 2 të aksidentuarve, ndërsa më pas ka mbërritur nga Tirana edhe helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë.Ky i fundit pasi konstatoi se nuk ka asnjë të lënduar në vendin e ngjarjes është nisur drejt Shkodrës, ku nga fusha e lëkurave ka marrë të aksidentuarin Artan Bajrami, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës.Hetimet Në vendngjarje grupi hetimor ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi mjetit ka humbur kontrollin dhe e ka patur të pamundur shmangien e daljes nga rruga, e cila për fat të keq është tejet e amortizuar dhe pa asnjë murë mbrojtës.Që nga koha e regjimit komunist në këtë segment rrugor nuk është bërë asnjë investim edhe pse ky aks ka shënuar viktima edhe më herët, e në të njëjtën kohë është i një rëndësie të veçantë, pasi çdo ditë në të udhëtojnë edhe punonjësit e HEC Koman.(Video: Gazetari Bepin Kolvataj duke raportuar nga vendi i ngjarjes dhe pamje të makinës së aksidentuar)(Video: Njëri prej të plagosurve me helikopter në Tiranë)