Shqiptari Anri Sala fitues i çmimit "Vincent" për artin bashkëkohor

Artisti shqiptar Anri Sala rrëmben një prej çmimeve më prestigjioze të artit bashkëkohor në Evropë duke lënë pas 4 artistë mes tyre dhe britanikun Gillian Wearing,fitues i çmimit "Turner Prize" në Britani.Çmimi "Vincent" ndahet një herë në 2 vjet dhe artistit i ndahet një shumë prej 50 mijë eurosh. I themeluar në vitin 2000 synon të shpërblejë artistët puna e të cilëve influencon zhvillimin e artit bashkëkohor në Evropë."Ishte e vështirë por u përzgjodh Anri Sala për punën e tij poetike e konceptuale në të njëjtën kohë" u shpreh juria.Vepra e cila i dha Salës këtë çmim, quhet “Le Çlash” dhe “Tlatelolço Çlash”, ndërsa, në anën tjetër ka kombinuar dy filma me një punë të tretë, “Doldrums” – një bateri që bie automatikisht si përgjigje ndaj një zëri me frekuencë të vogël si kolonë zanore.Filmi të çon në një qendër të braktisur të artit në Francë dhe në Sheshin e Tre Kulturave në Tlatelolco, në Mexico City, të cilat Sala thotë se simbolizojnë rënien e ideologjisë së madheFituesit u shpallën të premten e 21 nëntorit në Hagë. Vetë Sala nuk ishte i pranishëm në ceremoni por përcolli falenderimet përmes një videomesazhi.Tingujt që shoqërojnë imazhet e artistit janë marrë nga grupi i njohur punk "The Clash",  nga  kënga "Should I stay or Should I go?, e përshtatur me një version të fragmentuar, i luajtur nga një instrument rruge dhe "music box".Anri Sala e shfrytëzoi titullin e këngës për të komunikuar me humor përmes video mesazhit gjatë ceremonisë së dhënies së çmimit kur u pyeti "Duhet të rri apo të iki". Sala u shpall fitues të premten në darkë në një cermoni në "Gemeentemuseum" të mbajtur në Hagë. Edhe pse do të dëshiroja që të dy, si zëri edhe fizikisht të ishin aty me ju të gjithë nuk ishte e mundur, por ju falenderoj për këtë çmim, u shpreh artisti shqiptar që jeton në Berlin.Anri Sala