Elbasan, 24 vjeçari vritet pas sherrit për një femër FOTO

Elbasan-Djali i një ish-polici është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës, 22 nëntor, në Elbasan.Krimi ndodhi rreth orës 20:30 pranë një gomisterie në lagjen ‘Beqir Dardha’ të qytetit.Policia bën të ditur se viktima është shtetasi Fatjon Ocka, 24 vjeç nga Cërriku.Fillimisht 24-vjeçari u dërgua i plagosur në spitalin rajonal të Elbasanit, por pas disa minutash ndërroi jetë.Nga puna e policisë u bë e mundur dokumentimi i ngjarjes dhe identifikimi i autorit i cili është shtetasi me inicialet  O.SH me banim në Elbasan, i shpallur në kërkim.Burime nga policia bëjnë të ditur se shkak i vrasjes ka qenë një femër. Mendohet se mes autorit dhe viktimës fillimisht ka pasur një konflikt verbal i cili më pas ka vijuar me përdorimin e armës, informon gazetarja e Ora News Belinda Ruçaj.Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja