Paketa fiskale, Meta informon blektorët me përfitimet dhe risitë

Paketa e re fiskale stimulon në mënyrë të veçantë zhvillimin e komplekseve blegtorale, ndaj edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta nxit fermerët që të investojnë në këtë sektor.Ndërsa vizitoi një kompleks blegtoral në Lezhë, Meta u shpjegoi fermerëve përfitimet dhe lehtësitë për të zgjeruar aktivitetin dhe për të hyrë në treg në mënyrë të sigurt dhe të suksesshme"Paketa e re fiskale stimulon në mënyrë të veçantë zhvillimin e komplekseve të tilla blegtorale, pasi ajo ul në mënyrë të ndjeshme kostot, sidomos sa i takon kostos që ndikon në përmirësimin e rracës këtu në vend për të rritur prodhimin dhe për të shkuar drejt atij objektivi, i cili ka të bëjë jo vetëm me reduktimin e importeve që janë ende shumë të mëdha për produktet blegtorale në vend, por me plotësimin e të gjitha kërkesave të tregut vendas dhe njëkohësisht me fillimin e eksportimit të produkteve shqiptare blegtorale në tregjet ndërkombëtare"Ndërsa risitë paketës së re fiskale që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në fushën e blegtorisë për fermerët i shpjegoi Zv/ Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Alban Zusi."Në mund të themi se vetëm për blegtorinë ne e kemi ulur me mbi 22 për qind koston e importit të mëshqerrave dhe të bagëtive të destinuara për majmërim apo për mbarështrim. Kjo është një nxitje jashtëzakonisht e madhe pasi ne presim qënë vitin 2015 tëkemi një bum të shtimit të numrit të krerëve nëpër stallat e përqendruara, që do të thotë dhe njëkohësisht rritje e cilësisë dhe e standardeve të sigurisë ushqimore dhe zëvendësim sinjifikativ të importeve në fushën e produkteve blegtorale që sot arrijnë shifra në dhjetra milionë euro"Zhvillimi i bujqësisë është shpallur një prej prioriteteve të qeverisë shqiptare.