Debatoi me policinë, shoqërohet dhe më pas lirohet kreu i LSI në Shkodër
Shkodër-Kryetari i Levizjes Socialiste për Integrim dega Shkodër, njeheresh nënkryetari i Bordit Drejtues të Vllaznisë Edip Shiroka ka përfunduar për rreth 15 minuta në qelite e komisariatit të Shkodrës. Shkak është bërë një incident që ky i fundit ka patur me drejtorin e policisë së qarkut Shkodër Shaban Nexhi.Zanafilla e debatit është minuta e 25 e lojës Vllaznia – Flamurtari, kohë kur policia e Shkodrës ka vendosur para ndeshjes që në tribunën pas porte ku zakonisht janë vendosur tifozet ultras të Vllaznisë, këtë herë të vendoseshin tifozet e Flamurtarit.Në këtë rast për ultrasit kuqeblu duhej gjetur një vend tjetër në tribunën përballë. Ky vendim ka sjelle irritimin e ultrasve Shkodranë të cilët nuk kanë pranuar që të vendosen diku tjeter dhe për rrjedhojë, janë drejtuar drejt tregut të Zdralës ku kanë vazhduar të bëjnë tifozllek për skuadrën e tyre. Madje ata nuk kanë kursyer as etiketimet dhe fjalët ofenduese, duke brohoritur “Bashki amatore”.Duket se kjo sjellje dhe brohorimat e tyre kanë ndikuar që të reagojnë anëtarët e Bordit drejtues te Vllaznise së bashku me administratorin Kalamishi, të cilët i janë drejtuar këtij grupimi tifozesh duke i bindur se ata duhet të jenë në shkallet e stadiumit.Ky veprim është kryer nga porta poshte tribunës qendrore duke u vendosur në pjesën ku gjithmonë kanë qenë të vendosur tifozet miq. Siç duket ky veprim nuk i ka pëlqyer drejtorit të policisë Shaban Nexhi i cili ka urdhëruar nxjerrjen sërish jashtë të ketyre tifozëve.Edip Shiroka, ne rolin edhe të nenkryetarit te Bordit Mbikeqyres, është munduar t’i shpjegojë numrit 1 të Policisë veprimin e tyre por nga ana tjetër drejtori Nexhi me gjeste aspak të hijshme, ka urdhëruar shoqërimin e Shirokës për në polici. Madje ai nuk ka kursyer as ngritjen e zerit dhe drejtimin e gishtit tek Shiroka, si për t’i treguar se ai vendos në këtë pikë.Bashke me Shiroken, drejtori Nexhi ka urdhëruar edhe shoqerimin e rojes se derës ku kanë hyrë këta tifozë.I gjithë ky incident ka lenë një shijë aspak të mirë tek të gjithë të pranishmit në stadium, ndërsa menjëherë stadiumin e ka lëne edhe vetë Nexhi.Burime për Ora News bëjnë me dije se për të zgjidhur situaten kanë ndërhyrë drejtues të lartë të LSI Shkodër, duke komunikuar direkt edhe me ministrin Sajmir Tahiri.Me ndërhyrjen e këtij të fundit, Shiroka është lënë i lirë menjehërë. Te njejtat burime dhe vete zoti Shiroka i kontaktuar nga Ora News ka theksuar se ngjarjen do ta sqaroje ne detaje diten e diele. Sipas tij ajo qe ndodhi ishte e pahijshme dhe nje veprim qe nuk i shkon numrit 1 te policise Shkoder.