Leje abuzive në rërë te Shkëmbi i Kavajës, 8-12 muaj burg 5 ish-zyrtarëve të Rrashbullit

Gjykata e Durrësit ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burgim 5 ish-zyrtarë të komunës Rrashbull, të akuzuar për "shpërdorim detyre" në dhënien e lejeve të ndërtimit në zonën e ndaluar të plazhit të Shkëmbit të Kavajës. Ndërkohë vijon gjykimi me procedurë normale për kryetarin e komunës Rrashbull, Hysen Gashi.Gjykimi ndaj këtyre të pandehurve u zhvillua me procedurë të shkurtuar, ndërkohë që vijon procesi gjyqësor me procedurë normale për kryetarin e komunës, Hysen Gashi.Në përfundim të procesit hetimor, prokuroria kërkoi shpalljen e tyre fajtor. Gjykata, pasi dëgjoi palët, vendosi të shpalli fajtor dhe të dënojë zyrtarët e komunës, si më poshtë:1.     Viktor Ndreka 12 muaj burgim dhe 2 vjet heqje të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike2.     Vasil Gjoni 10 muaj burgim dhe 2 vjet heqje të drejte së ushtrimit të funksioneve publike3.     Sabri Troci, 8 muaj burgim dhe 2 vjet heqje të drejte së ushtrimit të funksioneve4.     Erifili Theohari, 16 muaj burgim. Urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për një periudhë prej 2 vjetësh5.     Fatjon Aliaj 10 muaj burgim- urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për një periudhë prej 2 vjetësh6.     Nevjana Isufi, pafajësiTë gjithë këta shtetas, në cilësinë e anëtarëve të Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT), komuna Rrashbull, kanë dhënë leje ndërtimi në brezin e rërës, një zonë në të cilët është e ndaluar absolutisht të jepen leje dhe të kryhen ndërtime.Nga hetimi ka rezultuar se, në të paktën 16 raste, këta zyrtarë kanë dhënë leje për ndërtim objektesh shumëkatëshe në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku vendimi merret bazuar në ato të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë. Sipas ligjit, nëse një komunë apo bashki përfshin në territorin e saj dhe një zonë turistike, atëherë hyjnë në lojë autoritetet më të larta. Në rastin e komunës Rrashbull, rezulton se janë dhënë leje dhe në zona që nuk u takon, duke shkelur ligjin që nuk lejon ndërtime më afër se 300 metra nga bregu. Po ashtu, në pjesën perëndimore të rrugës Durrës-Kavajë, pikërisht në zonën e Shkëmbit të Kavajës, vendimet merren nga KRRTRSH. Sipas akuzës, në rast të konstatimit të objekteve pa leje apo shtesave pa leje, nuk duhet të vendoset në KRRT, por duhet të bëhet denoncim pranë ALUIZNI-t.