Greqi, shqiptari zbraz kallashnikovin në një lokal nate, plagos 15 persona

Greqi-Si një skenë filmi janë kthyer orët e para të mëngjesit të së shtunës, në një lokal nate në zonën Akti Dilavefri të Athinës.Dëshmitarët okularë kanë dëshmuar për median greke "Zougla.gr”, se një shtetas shqiptar, rreth 50 vjeç, pasi ka zbritur nga makina me të cilën udhëtonte, ka hyrë në ambientet e brendëshme të lokalit, dhe pasi ka sharë dhe ofenduar të gjithë klientët që ndodheshin të ulur në tavolina, ka qëlluar me breshëri me një armë kallashnikov. Pak sekonda përpara se të shtypte këmbëzën, ai ka bërtitur: "Tani do të derdhet gjak".Sipas raportimeve, 50-vjeçari, gjatë natës kishte qenë klientë në këtë lokal. Më vonë ai ishte larguar dhe pas 15 minutash ishte kthyer përsëri, por kësaj radhe i armatosur. Policia ka në zotërim foton e autorit të ngjarjes, me anë të së cilës do të përcaktojë identitetin e tij dhe do të mbledhë më shumë informacion mbi këtë ngjarje, duke i kushtuar vëmendje të veçantë faktit nëse gjatë mbrëmjes ishte në lokal me persona të tjerë apo i vetëm.Në ambientet e lokalit u gjetën 14 gëzhoja ndërsa policia ka dyshime se kjo ngjarje ka lidhje me me një tjetër incident të gjashëm, në një lokal në pronësi të një shtetasi shqiptar ku humbi jetën një 44-vjeçar grek.Sipas vlerësimeve të policisë, i dyshuari kryesor ka qenë i akuzuar edhe më parë për grabitje dhe vepra të tjera penale, por asnjëherë nuk është gjykuar fajtor.Sipas “Zougla.gr”, Autori i ngjarjes ka zbrazur dy karrikatorë të kallashnikovit. Pasi ka mbaruar njëri karrikator, 55-vjecari e ka zëvendësuar atë dhe ka vazhduar përsëri të që qëllojë me karrikatorin tjetër.Menjëherë më pas, ai ka dalë nga lokali dhe pasi ka plagosur edhe një person tjetër, është larguar me një taksi, me shpejtësi të madhe në drejtim të panjohur.Medait greke flasin për 15 të plagosur, 6 prej të cilëve pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, janë larguar edhe nga spitali. Të plagosurit kanë plagë në duar dhe në kokë dhe janë të gjithë të rinjë, nën moshën 30 vjec.video platformvideo managementvideo solutionsvideo playervideo platformvideo managementvideo solutionsvideo player