Ndahet nga jetë ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Petrit Bushati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2014, 17:33
Ka ndërruar jetë ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Petrit Bushati. Diplomati shqiptar prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.Ministria e Punëve të Jashtme do të zhvillojë ditën e hënë një ceremoni në nder të ambasadorit Bushati.Diplomati Bushati u emëruar ambasador në Maqedoni në fillim të vitit 2014.Petrit Bushati ka qenë ambasador në Suedi në vitin 1988-1991, më pas nga 1997-2001 ka shërbyer në ambasadën e SHBA, ndërsa nga 2002-2006 ka qenë ambasador i Shqipërisë në Beograd.